URA MOGLICË

URA MOGLICË

MALIQ MOGLICË
Monument Kulture Kategoria I.
Shpallur me Vendim nr.1886. Dt.10.06.1973.

Ura e Moglicës lidhet me rrugën mesjetare Maliq-Strelcë, Moglicë-Zencë-Guri i
Prerë –Berat dhe është ndërtim i shek. XI-XII. Ajo ndodhet në Moglicë në bregun e
djathtë të lumit të Devollit, ende gjenden këmbët e një ure të tretë. Ende ruhet
këmba anësore dhe gjurmët e një qemeri dhe një këmbe tjetër me shenjat e dy
qemereve në zallin e lumit. Këmba e parë ka në fillim formën e një trapezi me brinjë
që ngushtohen për të kaluar në një pjesë katërkëmbëshe 8.50 m me 3.60 m, dhe
me lartësi rreth 6 m. Kjo urë është punuar me kujdes, ky fakt dallohet nga mënyra e
punimit. Dallohet mirë derdhja e gurëve dhe e llaçit midis dy faqeve të fasadës të
punuara me kujdes me gurë në rreshta pothuaj horizontalë.