MALIQ MOGLICË
Monument Kulture Kategoria I.
Shpallur me Vendim nr.1886. Dt.10.06.1973
Ura e Gopeshit daton në antikitetin e vonë. Kjo urë është ndërtuar përgjatë lumit
Devoll, në një vend ku lumi ngushtohet. Aty gjenden këmbët e tre urave mesjetare.
Urat kanë qënë pa hark. Urat i përkasin një rruge karvanësh që zbret nga fshati
Gopesh për të shkuar në Grykën e Dusharit për në Voskopjë. Për të ndërtuar këto
ura janë shfrytëzuar edhe disa gurë gjigandë të rrëzuar në shtratin e lumit Devoll.
Sot ruhet nje gjurmë e mbështetjes së majtë dhe një gjurmë e këmbës në mes të
lumit.
Maliqi rrëfen është një dallandyshe që kërkon ti kthej sytë dhe lavdinë një prej territoreve më të çmuara prehistorike të Kombit Shqiptar.
Palafitet, Kalatë, Urat, Muret antike të Maliqit prehistorik janë prej shekujsh në pritje të rijetēsimit të tyre.