PODGORIE

KALAJA E PODGORIES

MALIQ PODGORIE
Monument Kulture Kategoria I.
Shpallur me Vendim Nr.1886. Dt.10.06.1973.

Podgoria është një zonë simbol për studimin e Neolitit të hershëm në
Shqipëri. Ajo në lëmin e shkencës së historisë dhe arkeologjisë falë rëndësisë
së saj njihet si kultura e Podgories. Si shtrirje kohore epokat që kanë të bëjnë
me këtë periudhë para Ilire kapin periudhën midis mijëvjeçarit të shtatë dhe
mijëvjeçarit të katërt para lindjes së Krishtit.
Kalaja e Podgories ndodhet në skajin më verior të fushës së Korçës, në veri të
fshatit Podgorie. Ajo ngrihet mbi një kodër të zhveshur shkëmbore që nga
vendasit njihet me emrin “Kala” ose “Qytet”. Maja e kodrës përfundon me një
platformë të përzgjatur, konturet e së cilës i rrethon një mur prehistorik me
gurë të papunuar të vendosur në të thatë. Brenda “akropolit” prehistorik, më
materialin e këtij të fundit është ndërtuar më vonë një kështjellë mesjetare.
Ajo ka formën e një pesëkëndëshi të çrregullt me mure me trashësi 1.2 m