MURET

MURET NE QAFEN E ZVEZDES

MALIQ POJAN ZVEZDE
Monument Kulture Kategoria I.
Shpallur me Vendim Nr.1886. Dt.10.06.1973.

Muri prehistorik i Zvezdës ndodhet në qafën që krijohet midis malit Ivan dhe Malit të Thatë, ai është ndërtuar në pjesën më të lartë të qafës së Zvezdës. Muri është një fortikim më karakter strategjik i ndërtuar në periudhën e parë të epokës së hekurit. Ai ka një gjatësi të përgjithshme prej 550 m, gjerësi 2.70 m dhe lartësi maksimale të ruajtur prej 1 m. Muri është ndërtuar me gurë të papunuar të dimensioneve të vogla dhe mesatare të vendosura në të thatë. Qëllimi i ndërtimit të tij bashkë me fortikimet e tjera të pellgut Maliq-Korçë ishte pengimi i kalimit në shtegun e rrugës që lidhte fushën e Korçës me territoret përreth liqenit të Prespës së Madhe.