maliqi prehistorik

vedbanimi prehistorik i maliqit

MALIQ 
Monument Kulture Kategoria I.
Shpallur me Vendim  Nr.1886. Dt.10.06.1973.

Vendbanimi prehistorik i Maliqit ndodhet në territorin e këtij qyteti, në krahun e djathtë të lumit Devoll. Vendbanimi më i rëndësishëm dhe më i suksesshëm në historinë e prehistorisë shqiptare është padyshim ai i Maliqit. Ky vendbanim shumështresor është gërmuar nën drejtimin e një prej dishepujve të arkeologjisë shqiptare prof. Frano Prendi për dhjetë fushata gërmimi (në vitet 1961-1966, 1973, 1974 dhe 1989- 1990). Vendbanimi prehistorik i Maliqit ze një vend shumë të rëndësishëm në prehistorinë shqiptare sidomos në atë që përfshin studimin e periudhës së neolitit (periudhës së gurit), të bakrit dhe të bronzit. Ai na jep numrin më të madh të të dhënave dhe njëkohësisht përfaqëson kulturën më të zhvilluar të vendbanimeve të këtyre periudhave në Shqipëri. Materialet e gjetura e përcaktojnë datimin më të hershëm të vendbanimit në periudhën e neolitit të vonë. Ai është banuar edhe në periudhën e bakrit dhe në atë të bronzit. Këto vendbanime janë ndërtuara me mure të thurura me degë pemësh dhe të lyera nga brenda me baltë. Jane banesa të ndërtuara pranë lumit, mbi një platformë dërrase të mbërthyera mbi hunj të ngulur vertikalisht në tokë (vendbanim palat). Aktualisht ky sit eshte mbuluar per konservim dhe ruajtje nga ndikimi i elementeve atmosferike