KLOCA KOMPLETE

KALAJA E KLOCËS

(Hija e Korbit)

KLOCË MALIQ
Monument Kulture Kategoria I.
Shpallur me Vendim Nr. 6/ dt. 15.01.1963.

Kalaja e Kloces ndodhet 2 km ne jug te qytetit te Maliqit, ne majen e nje kodre të larte, 1250 m mbi nivelin e detit, e cila njihet me emin “Hija e Korbit” dhe që ngrihet ne perëndim te shatit Klocë. Shpatet e kodres te çara nga perrenj te shumte bijen me pjerresi te dukshme ne fushen, po mbi majen e saj krijohet nje platforme e gjere, që ka formen e nje elipsi te çrregullt. Platforma e madhe ishte e pasur me fragmente qeramike te periudhes helenistike dhe romake. Ne kohën e vone antike ky vendbanim i madh ka qene i fortifikuar. Nga muret mbrojtes sot ruhen vetem dy trakte te shkeputura, te demtuara, njeri 100 m i gjate, ndodhet ne anën jugperendimore te platformes, ndersa tjetri i gjatë 150 m, ne anën verilindore. Gjithashtu ne verilindje ndodhet nje kullë katerkëndeshe e periudhes antike (tashmë grumbull guresh) ne kodren fqinje.

Hija e Korbit mendohet te ruaje rrenojat e nje qyteti te lasht ilir te Desaretise
antike, identifikimi i te cilit nuk eshte percaktuar perfundimisht. Ne janar te vitit 1982, ne kete territor u gjet nje thesar monedhash antike. Thesari perbhet nga 618 monedha argjendi, te prera ne nje periudhe kohore që daton ne shek. IV para lindjes se Krishtit. Nje pjese e ketij thesari eshte ekspozuar ne Muzeun e Bankës se Shqiperise.
Hija e Korbit” mendohet se duhet te kete qene nje nga qytetet e rëndesishme
te Dasaretise antike.