KALAJA ZVEZDES

KALAJA ZVEZDES

MALIQ POJAN ZVEZDE
Monument Kulture Kategoria I.
Shpallur me Vendim Nr. 1886. Dt. 15.01.1963

Kalaja e Zvezdes që ndryshe njihet edhe si Kalaja e Zaracishtes, ndodhet rrëze Malit
të Thatë. Muret tërthore e ndajnë kalanë në disa pjesë. Ajo ndodhet në majë të
kodrës dhe ka formë katërkëndore (42 x 25 m), ku dallohen gjurmët e një kulle
katërkëndëshe dhe të një rruge me kalldrëm. Lartësia e mureve ruhet në 1 m.
Dallohen dy periudha: e para, e lashta – e epokës së hekurit, dhe e dyta – ajo antike
e vone. Në fillesat e saj është përdorur si vendbanim i fortifikuar.
Kodra njihet nga vendasit me emrat “Mbizvezdë” ose “Maja e Shkëmbit”. Në anën
verilindore ajo lidhet butë me shpatin e Malit të Thatë. Kalaja ka një pozitë
zotëruese dhe kontrollon të gjithë fushën e Korçës, një pjesë të fushës së Devollit,
kalimin midis tyre në grykën e Cangonjit si edhe qafën e Zvezdës që lidh pellgun e
Korçës me atë të Prespës e më tej të Pelagonisë. Ka një sipërfaqe të përafërt prej
250 m gjatësi dhe 35 m gjerësi. Jeta në territorin përreth kësaj Kalaje ka nisur që në
fillimet e epokës së hekurit kohë të cilës i përket muri ilir i qafës së Zvezdës. Një mur,
rreth 400 m i gjatë, i cili rrethon vetëm anën verilindore dhe veriperëndimore, duke
lënë të pa fortifikuar pjesët e tjera, të cilat nuk kanë patur nevojë për mbrojtje
artificiale, për shkak të pjerrësisë së madhe të terrenit.
Kalaja ka dy hyrje që mund të arrijmë t’i dallojmë në murin verilindor, njëra me
gjerësi 3 m në skajin veriperendimor të këtij muri dhe tjetra rreth 150 m në
juglindje të portë së parë.