KAKACIT

KALAJA E KAKAÇIT

MALIQ KAKAÇ
Monument Kulture Kategoria I.
Shpallur me Vendim Nr. 6/ dt. 15.01.1963 dhe Nr.1886. Dt.10.06.1973.

Kalaja e Kakaçit ndodhet në njërën prej kodrave që ngrihet në të majtë të
rrugës automobilistike Korçë – Pogradec, rreth 8 km në veri të qytetit të
Maliqit. Kodra njihet nga banorët e zonës me emrat “Qytet”, ose “Kalaja e
Kakaçit”. Ajo ka formën e një elipsi më gjatësi 120 m dhe gjerësi 50 m. Muret
e kalasë janë të rrënuara dhe ndjekin konturin e terrenit. Dallojmë dy
periudha të ndryshme ndërtimi, të cilat ngrihen mbi të njëjtën planimetri. Më
e hershmja përfaqësohet nga mure të ndërtuara me blloqe gurësh të punuar
me përmasa relativisht të mëdha të vendosura në të thatë, dhe i takojnë
periudhës së parë të hekurit. Periudha e dytë e ndërtimit, përbëhet nga një
mur guri i lidhur me llaç dhe i vendosur mbi ndërtimin e fazës së parë. Ai
është i ndërtuar prej gurësh me përmasa më të vogla, por vende vende janë
shfrytëzuar edhe blloqe gurësh të fortifikimit më të vjetër. Periudha e dytë i
përket antikitetit të vonë. Pavarësisht zbulimeve sporadike, mendohet se
pozicioni gjeografik dhe historia e kesaj Kalaje duke filluar qe nga zbulimi i
emrit të hershem etj, ka nevojë për gjurmime të mëtejshme.