MALIQ MOGLICË GOPESH
Monument Kulture Kategoria I.
Shpallur me Vendim nr.1886. Dt.10.06.1973
Kalaja Gopeshit ka një pozicion tepër strategjik, ajo ndër të tjera ka shërbyer edhe si pikë vrojtimi, ku në anën perëndimore kjo kala kontrollon pothuajse të gjithë krahun e saj. Nga ana perëndimore e kalasë terreni është tepër i thyer, kurse sipërfaqja e saj është afro 1 ha dhe zgjerohet në pjesën lindore të saj. Ka formë eliptike me mure rrethues 1.5-2 m të gjerë. Përmasat e kësaj kalaje shkojnë 110 m x 40 m. Materialet arkeologjike të gjetura në brendësi të mureve të saj e datojnë këtë kala në periudhën e Antikitetit të Vonë. Ajo ndodhet në aksin rrugor Maliq-Lozhan-Moglicë-Gramsh, pranë fshatit Moglicë, në veriperendim të tij, pikërisht në anën e majtë të lumit Devoll ndodhet Kalaja e Gopeshit.
Maliqi rrëfen është një dallandyshe që kërkon ti kthej sytë dhe lavdinë një prej territoreve më të çmuara prehistorike të Kombit Shqiptar.
Palafitet, Kalatë, Urat, Muret antike të Maliqit prehistorik janë prej shekujsh në pritje të rijetēsimit të tyre.